Detaje të reja mësohen në lidhje me një arrestim të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia arrestoi një 40-vjeçar, pasi ka përplasur disa mjete të efektivëve.
Një moment “pikant” u shënua në këtë arrestim, pasi në videon e prangosjes, u pa dhe një e moshuar, e cila kapi për flokësh të arrestuarin. Burime bëjnë me dije se e moshuara që ka kapur për flokësh të prangosurin është nëna e tij.
Njoftimi i Policisë:
Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.
Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari. Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.
Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.