Tre persona janë vënë në pranga në Shkodër, pasi qëlluan me armë zjarri në ajër, në sheshin “Prek Cali”.
Dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, e kanë kryer veprimin mëngjesin e sotëm teksa ishin në gjendje të dehur.
“Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:
V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel