Dy persona të mitur janë vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohen se kanë qëlluar me armë sportive.
Pavarësisht se fishekët e armës sportive ishin manovër, të shtënat kanë sjellë panik për qytetarët e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër.
/abcnews.al/