Mbrëmjen e djeshme në Thumanë një konflikt mes kushërinjve agravoi deri në të shtëna me armë zjarri, e për pasojë mbetën të plagosur tre persona.
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja, ku sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, është përdorur një kallashnikov dhe arma e shërbimit të policit, Sahit Sela, i cili është edhe një nga të plagosurit, së bashku me Ardian dhe Fatos Selën.
Sherri erdhi si shkak i konflikteve për kufijtë e një sipërfaqeje toke. Tre kushërinjtë ishin takuar fillimisht dje në mëngjes, ku ishin konfliktuar me fjalë dhe me sende të forta. Më pas takimi u përsërit dje në mbrëmje, por këtë herë u përdorën armët.
Punonjësi i policisë Sahit Sela pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi kanë qenë kusherinjtë e tij ata që kanë qëlluar të parët.
Sahiti u transportua drejt Spitalit të Traumës ditën e djeshme në Tiranë, së bashku me Ardianin, ndërsa Faos Sela u dërgua në spitalin e Laçit.
Top Channel