Kryetari i Bashkisë Elbasan z.Gledian Llatja së bashku me ekipin e Shërbimit Publik Elbasan, kanë vizituar nga afër investimin e realizuar në Qendrën e re Shëndetsore Gracen.

Llatja e ka cilësuar një domosdoshmëri investimin e bërë në këtë qendër e cila u arrit të realizohej falë bashkpunimit me Ambasadën e Kuvajtit dhe ICC.


Punimet janë drejt përfundimit dhe brenda pak ditëve Qendra Shëndetsore do të jetë funksionale .


Në këtë qendër marrin shërbim shëndetsor më shumë se 1500 banorë të zonës Gracen.