Qendresa Qytetare ka kallzuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve 4 zyrtare publike te cilët kane perdorur pozicionin dhe burimet shteterore qe i ofron detyra per te mbeshtetur kandidatet qe garojne ne zgjedhjet e 6 Marsit.

Qendresa Qytetare i ben thirrje zyrtareve shteterore te qendrojne larg nga fushata elektorale dhe te mos perdorin postin per perfitime zgjedhore, ne te kundert do te perballen me sanksione administrative dhe penale.

Ne ftojme cdo nenpunes te administrates publike te denoncoje cdo presion apo tenteative per tu detyruar per menyren e votimit apo angazhimit per nje kandidat te caktuar.

Shkeljet e bëra:

Në datë 20.02.2022, në fshatin Thanasaj, me pranin e kandidates së PSSH për kryetare të Bashkisë Lushnje, Znj. Eriselda Sefa dhe drejtuesit politik për qarkun e Fierit, Taulant Balla, Drejtori i Agjencisë Kombëtare së Mbrojtjes Civile, z. Haki Cako, ka vizituar punimet e investimeve mbi Lumin Shkumbim të financuara nga fondi i AKMC, duke promovuar edhe investimet e ardhshme.

Në datë 10.02.2022, në fshatin Obot, Drejtori i Agjencisë Kombëtare së Mbrojtjes Civile, z. Haki Cako, së bashku me kandidaten e Partisë Socialiste për Krytare e Bashkisë Shkodër, Znj. Majlinda Angoni, e cila kishte deklaruar më datë 07.02.2022 dorëheqjen nga posti i Prefektes së Qakrut Shkodër, kanë vizituar familjen Gocaj, duke premtuar përvec ndihmave materiale dhe nisjen e procedurave për ndërtimin e shtëpisë së djegur, nga ana e AKMC.

Në datë 16.02.2022, në Spitalin e Lushnjes, nën pranin e kandidates së Partisë Socialiste të Shqipërisë për kryetare të Bashkisë Lushnje, Znj. Eriselda Sefa, e cila aktualisht mban postin e Kryetares në detyrë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizituan ambientet e Spitalit të Lushnjes me rastin investimeve të zhvilluara në atë institucion spitalor.

Në datë 12.02.2022, në mjediset e portit Durrës, është zhvilluar një takim publik, me kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë Durrës Znj. Emiriana Sako, e cila aktualisht është edhe Kryetare e Bashkisë, së bashku me Rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Znj. Kseanela Sotirofski, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive, Z. Klevis Hysa, Drejtorin e Autoritetit Portual dhe studentë të Universiteti “Aleksandër Moisiu”, ku u shpall Programi i Specializimit dhe Praktikave Profesionale.