Qenit Bobi i është hequr titulli pas vdekjes si qeni më i vjetër në botë për shkak të një mosmarrëveshjeje për moshën e tij reale. Rekordi botëror i Gines (Guinness), tha se nuk kishte asnjë provë që koni i moshuar, i cili vdiq vitin e kaluar, ishte aq i vjetër sa pretendohej.
Organizata tha se mikroçipi që pretendonte se provonte moshën e Bobit nuk ishte provë e mjaftueshme për t’i dhënë atij titullin. Ky titull iu dha në shkurt të vitit të kaluar.
GWR tha se nuk kishte përcaktuar ende se cili qen është mbajtësi i ri i rekordit. Bobi ishte një Rafeiro do Alentejo nga Conqueiros i Portugalisë. Zakonisht raca jeton rreth 12-14 vjet. Por kur Bobit iu dha çmimi, me pretendimin se ishte 30 vjeç. Bobi ngordhi në tetor 2023 , në moshën e raportuar 31 vjeç e 165 ditë. Por GWR nisi një hetim mbi provat e përdorura për të vërtetuar titullin muajin e kaluar, pas dyshimeve që u ngritën mbi besueshmërinë e saj në vërtetimin e moshës së Bobit.
GWR tha: “Ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare që mund të vërtetojë përfundimisht datën e lindjes së Bobit. Pa asnjë provë përfundimtare të disponueshme për ne tani, ne thjesht nuk mund ta mbajmë Bobin si mbajtës rekord.”
Pronari i Bobit, Leonel Costa, nuk ka komentuar për heqjen e rekordit, por më parë kishte thënë se dyshimet mbi vërtetësinë e moshës së qenit ishin “të pabaza”. Muajin e kaluar, Danny Chambers i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve Veterinarë i tha Guardian se “asnjë” nga kolegët e tij veteriner nuk besonte se qeni në të vërtetë jetoi 31 vjeç. Qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë ishte Bluey i Australisë, i cili ngordhi në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj.