Përdorimi i kompresës së qepës me kripë është një nga kurat më popullore jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën.
Efektet e fuqishme të qepës bashkuar me kripën janë të jashtëzakonshme përsa i përket fuqisë shëruese ndaj edemave.
Gjithkush ka hasur probleme e komplikacione shëndetësore nga ndrydhja e këmbës, njëri nga gjunjët, kyçeve të duarve, krahëve apo edhe shpatullave.
Para se të drejtohemi në farmaci për të gjetur zgjidhje nga ilaçe e medikamente të ndryshme, mënyra më e mirë për lehtësimin e këtyre komplikacioneve vjen nga kuzhina.
Qepë me kripë. Një metodë krejt natyrale por fantastike për të kuruar edemat dhe larguar dhimbjen e tyre shumë më shpejt.
Edema është emri mjekësor i enjtes (fryrjes). Ato shkaktohen nga dëmtimet në pjesë të ndryshme të trupit apo nga inflamacioni.
Kompresa e qepëve me kripë vendoset në atë pjesë të trupit që preket nga edema apo është e dëmtuar dhe e enjtur. Ajo risjell brenda një kohe të shkurtër funksionimin normal të tij.
Përdorimi i Qepës me Kripë
Kompresa e qepës me kripë është mënyra me efikase dhe më e shpejtë për t’i shpëtuar problemit të edemave apo dhimbjeve që shkakton një dëmtim në këmbë, duar, krahë apo shpatull. Si pasojë e të cilit kjo pjesë e trupit fryhet, shkakton dhimbje dhe komplikacione në aktivitetin normal fizik.
Për këtë kurë mjafton një kokërr qepë. E cila nuk duhet qëruar por ashtu siç është shtypet me një mjet të fortë derisa të bëhet në formën e puresë. Më pas i hidhet 1 lugë gjelle kripë e trashë por mund të përdoret edhe kripë normale e imët.
Masa shtypet fortë derisa të dalë lëngu i qepës.
Masa e qepës së shtypur me kripë vendoset në pjesën e trupit ku është shfaqur edema, shembja apo dëmtimi. Lidhet fortë me një napë apo fashë të trashë.
Rekomandohet që të mbahet përreth 24 orë në formën e kompresës.
Efektet e qepës me kripë
Qepa ka fuqi të fuqishme inflamatore, ajo ndikon në përmirësimin e funksionimit të qelizave të gjakut.
Efekti i fuqishëm i qepës me kripë nuk lejon pjesën e shembur apo të dëmtuar që të enjtet dhe të nxihet.
Lëngu i qepës i kombinuar me kripë vepron direkt mbi qelizat e dëmtuara. Ai nxit rigjenerimin e shpejtë të tyre dhe rikthimin e tyre në funksionin normal./AgroWeb.org