3 persona janë arrestuar nga policia në zonën e Qerretit, pasi iu është gjetur një sasi lënde narkotike në mjetin me të cilin udhëtonin.
Finalizohet operacioni “Qerreti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.
Vihen në pranga 3 shtetas që po transportonin lëndë narkotike me një automjet.
Të tre të arrestuarit, me precedentë kriminal, dy prej tyre të dënuar në Itali, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen rreth 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa shtetas, në Qerret, Durrës, dispononin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qerreti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
M. B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
P. L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Qerret, Durrës, duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.