Qeveria ka vendosur të indeksojë pensionet në masën 4.1 përqind. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe, i cili tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se indeksimi i pensioneve do të aplikohet për muajin Tetor 2024 e në vijim.

Efektet financiare të indeksimit të pensioneve përllogariten në vlerën 17 milionë Euro për 3 muajt e fundit të vitit 2024.

Nga indeksimi i pensioneve preken rreth 791 mijë pensionistë.

Po kështu, ministri Gonxhe foli edhe për shpërblimet për pensionistët në fund të vitit, ndërsa nga muaji Janar do të ketë një skemë të re pensionesh për të cilën ende është duke u punuar. Skema e re e pensioneve synon të rrisë ato minimale.

/tvklan.al