Qeveria sot mori vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok përkohësisht për një periudhë prej 12 muajsh.Ministrja Ogerta Manastirliu tha se kanë nisur komunikimet me përfaqësuesit e platformës për marrjen e masave.

Ajo theksoi se kjo lidhet me filtrat e moshës apo kontrolli prindëror, për të shmanagur të gjitha ngjarjet e pakëndëshme të cilat lidhen me TikTok.Manastirliu: Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit të TikTok, periudhë 12 mujore. Do të kemi gjithë kohën e nevojshme për marrjen  e masave në bashkërendim me përfaqësues të platformës TikTok.

Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok, i cili ka të bëjë me marrjen e masave, duke filluar nga filtrat sa i përket moshës, filtra me kontrollin prindëror dhe filtrat në lidhje me të gjitha aspektet në gjuhën shqipe duke vendosur këto filtra do parandalojmë promovimin e  sjelljeve që janë të padëshiruara.

Është mbyllje e përkohshme, që i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë që në bashkërendim me përfaqësuesit e plaftormës të marrin të gjitha masat e nevojshme që aksesin në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë.

Do të jetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë kibernetike e cila me entet e tyre që do të punojë dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore që do të jetë disa ditë apo një javë e pak që të bëjë ndërprerjen e aksesit.