Nga 1 janari 2026, çdo person fizik apo juridik do të paguajë minimalisht 50 mijë lekë punonjësit e vet.

Ky vendim është miratuar nga Këshilli i Ministrave këtë të premte.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për përcaktimin e pagës bazë minimale në shkallë vendi, e cila detyron çdo person fizik apo juridik, vendas ose të huaj, ta zbatojë atë në masën 50 000 lekë në muaj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore llogaritet për 174 orë pune të kryera gjatë kohës normale të punës, ndërsa paga bazë minimale orare përcaktohet në nivelin 287.3 lekë”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv