Qeveria shqiptare ka ndërtuar një portal për transparencën e të dhënave nën projektin: “Ndërtimi i portalit për qeverisjen e hapur, opendata.gov.al”, për të cilin ka shpenzuar 62 milionë lekë (rreth 570) mijë euro, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave, por të dhënat në portal mungojnë.

Portali i cili tashmë është në funksion, nuk ka informacion për shumicën e kategorive, ndërsa ka vetëm disa informacione të cilat i takojnë vitit 2019, të tilla si importet e birrës, cigareve dhe karburanteve të dhëna këto që publikohen në kohë reale nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe të aksesueshme nga të gjithë.

Ngritja e portalit nga taksat e qytetarëve shqiptarë është një projekt i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI). Burimet zyrtare nga AKSHI pohuan se, portali tashmë është në funksion të plotë, por popullimi i të dhënave është detyrë e institucioneve që prodhojnë këto të dhëna.

Portali është konceptuar për të publikuar të dhëna mbi kategoritë kryesore të shërbimeve publike, që përfshijnë të gjithë sektorët si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, kultura. Por ndërkohë shumë kategorit janë bosh dhe të pambushura më të dhëna edhe pse portali është vënë punë prej më shumë se një viti.

Mijëra euro për portalin nuk janë asgjë më shumë se grumbullim i të dhënave që Ministritë publikojnë tashmë, në një portë të vetme. Mirëpo OpenData edhe pse u krijua për të lehtësuar transparencën, nuk po e përmbush këtë funksion.

Në përgjithësi qeveria ka bërë hapa pas me transparencën e të dhënave të rëndësishme qeveritare.

Raportet tremujore të monitorimit të buxhetit të institucioneve që ofronin të dhëna të freskëta mbi ecurinë përdorimit të buxhetit të shtetit tani publikohen më shumë vonesë dhe një pjesë e institucioneve të rëndësishme kanë hequr dorë nga publikimi i tyre.

Gjithashtu Ministria e Financave nuk po publikon disa dokumente të rëndësishme për administrimin e financave publike. Raporti i Monitorimit të koncesioneve një dokument që Ministria e Financave është e detyruar të publikojë së paku njëherë në vit dhe të dorëzohet në Kuvend, këtë vit nuk u publikua.

Instituti i Statistikës ka bërë hapa pas gjithashtu. Data Baza me shpenzimet e familjeve për vitin 2020 nuk është publikuar ende, ndryshe nga vitet e kaluara. Ndërsa disa të dhëna mbi tregun e punës janë reduktuar, ndërsa nuk respektohet kalendari për shumë publike të tjera rutinë.

Op