Nga Anri Bala

Karriget i rrëzuan, disa brava i hapën, por ngelën mbyllur në ashensor, sepse kishin harruar të hidheshin me parashutë.

Kjo turmë kllounësh, që ka vite që bënë pis ulëset e Parlamentit Shqiptarë, të çoroditur dhe të shkalafitur me një këmbë te SHQUP-i i xanun dhe një këmbë në derën e burgut të Reçit, janë eksituar me përrallat që ju tregon çdo ditë “dashi pa allate”, i kopesë Foltore.

Revolucionin imagjinar, mendjet e rrjedhura dhe të pjerdhura të këtyre qingjave të “egërsuar” e kanë ruajtur keq në memorie, duke harruar vendin, njerëzit dhe kohën kur ndodhi.

Në vitet ’90, rinia shqiptare dhe qytetarët e Tiranës vërtet bënë një revolucion, por ai revolucion u vodh, revolta që duhet të përfundonte ndryshe u shua dhe u uzurpua nga elita e PPSH ose bijtë e tyre dhe erdhi “demokomunizmi”.

Edhe një plebe, që mori xhevahire të rremë në pushtetin “demokomunist”, sot nuk jeton më, por ama lulet te varri në çdo shtator ia dërgojnë edhe vrasësi, edhe hjeksi.

Vërtetë demokracia ka plot defekte dhe ka vend për tu demokratizuar më tepër vendi, po kurrë me imagjinatën dhe torrollisjen e atyre që edhe atë pak demokraci që fituam e minuan, e vranë dhe e groposën, që në vitet e para të ardhjes së tyre në pushtet.

Sot, çobani i tredhur, mendon se mund të gjej përsëri një Azem Hajdar, që ta përdor dhe në fund ta nxjerrë në pritë për ta bërë hero. Mirëpo, qengjat e “egërsuar” që ka mbledhur rreth vetes, jo vetëm që nuk mund të bëjnë zërin e dashit por as të deles, sepse do të shkonin të parët në “satër”, sapo të blegërinin, si viktimat e preferuara te çdo “kasapi”.

Çudia më e madhe e modelit komikopolitik shqiptarë, është se këto qingja të “frikshëm” hiqen si deputet… të askujt, pa identitet, sepse as vetë nuk e dinë se kë parti përfaqësojnë, kush i ka votuar dhe përse janë aty.

Por, ama e dinë mirë se udhëhiqen nga hajduti i revolucioneve, minuesi i demokracisë, dashi që sot është me allate të inkastruara nga SHBA, Doktor Kasapi.

Dinë që nuk mund të bëjnë asgjë, vetëm të blegërijnë, si tufë bagëtish, duke mos patur mundësi as ta shpëtojnë, por as ta lehtësojnë atë, e ndoshta për ta shpëtuar nga tmerri pa fund, do i dhurojnë një fund të tmerrshëm… pa dashje, do i heqin stolin me litarin në qafë, për të shpëtuar edhe veten nga thika që po mprihet nga dy anët, edhe nga populli, por edhe nga partnerët./Ekskluzive.al