Rreth dy javë para mbylljes së procesit të regjistrimeve të emigrantëve shqiptarë, për zgjedhjet e 11 Majit, qytetarët e Gjirokastrës shprehin bindjen se pjesëmarrja e Diasporës do të jetë masive

Gjirokastra, një nga qarqet me numrin më të lartë të emigrantëve, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zë 3.6% të totalit të zgjedhësve që kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje, pra nga 191.791 kërkesa për regjistrime, 8521 janë votues në Qarkun e Gjirokastrës.

Jo pak prej emigrantëve kanë hasur probleme gjatë aplikimit për t’u regjistruar në platformën “PER”, duke bërë që pjesëmarrja në procesin demokratik të mos jetë aq e thjeshtë sa duhet.