Pas filmimeve të dërguara në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, përmes të cilave qytetarët kanë denoncuar raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë kryer menjëherë verifikimet e nevojshme.
Nga këto verifikime janë identifikuar 5 drejtues mjetesh, të cilët duke lëvizur mbi vijën e bardhë kufizuese të karrexhatës, kanë shkelur nenin 144 të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjaleve rrugore horizontale.
Në bazë të pikës 2 të nenin 144 të Kodit Rrugor, secili prej këtyre 5 shtetasve u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë.