Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thekson se Policia e Elbasanit ka bllokuar protestuesit për t’iu bashkuar protestës opozitare, e cila u zhvillua paraditen e sotme.

Ai thekson se qeverisja e Edi Ramës duhet të jetë e përgatitur ndaj çdo reagim qytetar, ndërsa shton se PD-ja,do të jetë në krahun e tyre për të dënuar abuzimet e mazhorancës.

Postimi në Facebook: 

Nisëm sot nga Elbasani protestat. I falënderoj me zemër të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që përtej çdo angazhimi të tyre, ishin sot në bulevardin e Elbasanit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Dënoj me forcë sjelljen fyese dhe jo profesionale të Policisë së Elbasanit që përtej interesit të qytetarëve për të protestuar, zgjodhën t’i binden urdhrave politikë për të bllokuar protestuesit t’i bashkohen tubimit paqësor!Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t’ia fal Edi Ramës t’i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve!