Një qytetar denoncon me indinjatë vonesat dhe neglizhencën flagrante të personelit mjekësor në spitalin Universitar të Traumës, të cilët japin orare fiktive dhe më pas zhduken, në rastin konkret me argumentin se kanë ndërhyrje.
“Skandalet te spitali i traumes nuk kan te sosur ndonjëherë. Te thojn hajde ne 8 e kur vje ketu ste hapin deren se kemi njerez per nderhyrje ktyre sju intereso”, shprehet qytetari, i cili ka dërguar edhe një video ku radha e gjatë fletë vetë për kaosin dhe mungesën e organizimit.
Me këtë video duket se trauma e parë e pacientëve nis që te dera e mbyllur. Nuk është hera e parë që ky institucion shëndetësor përmendet më shumë në lajme për skandale sesa për shërbim cilësor. Pacientët nuk kërkojnë mrekulli, por të paktën një orar të respektuar dhe një derë të hapur.
Teksa Ministria e Shëndetësisë mban konferenca për risi dhe digjitalizim, në terren qytetarët mendojnë si të përballojnë stresin e radhëve dhe moskorrektësisë së spitalit./ JOQ