Edhe pse qyteti i Belshit njihet si një ndër Bashkitë më të financuara nga qeveria Rama sa I takon qarkut të Elbasanit sërisht për banoret që jetojnë këtu qyteti I tyre e ka humbur identitietin e tij! Edhe pse në kuadër të projektit të rilindjes ky qytet njohu disa investime ato ishin të pamjaftueshme sa I takon infrastrukturës rrugore.
Qendra dhe rrugët që të çojnë në periferitë e qytetit liqenor janë drejtë degradimit. Gropat e mëdha shpesh janë bërë edhe burim për aksidente.
Po ashtu qyteti vuan mungesën e sinjalistikës rrugore .
Shqetësimi madhor I qytetarëve lidhiet me problemet me ujin e pijshëm.
Në të gjithë shtrirjen e zonës së Dumresë numërohen 84 liqene karstike që në vite kanë shërbyer për vaditje, peshkim por edhe turizem por banorët e kësaj zone ankohen se zhvillimi i turizmit është peng i mungeses se infrastrukturës, ndertimeve pa leje dhe mungesës së vëmendjes nga institucionet./egnatia news