Të shtëna me armë  zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje. Policia po punon për gjetjen e autorit.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton policia.

Top Channel