Turistët në qytetin e njohur portugez të Albufeira mund të ndalohen të veshin rroba plazhi në rrugë nga vera e ardhshme. Gjoba e propozuar në vendimin që po diskutohet publikisht do të ishte 1300 euro.
Një qytet në rajonin jugor të Algarve, i popullarizuar nga turistët britanikë, ka rishikuar kodin e tij të sjelljes, duke i ndaluar në mënyrë eksplicite turistët që të jenë pjesërisht ose plotësisht nudo në vende publike dhe do të vendosen gjoba për ata që veshin bikini në rrugë, raporton BBC.
Lëvizja e qytetit erdhi pasi tetë britanikë u filmuan duke kërcyer plotësisht lakuriq në një bar në mes të ditës në qendër të Albufeira vitin e kaluar.
Policia portugeze arriti të identifikonte turistët, pas së cilës kryetari i qytetit, José Carlos Rollo, premtoi se do të godiste një sjellje të tillë.
Dokumenti që propozon një vendim për penalizimin e turistëve nudo thotë se një ndryshim “urgjent” është i nevojshëm për “të ruajtur Albufeira si një destinacion multikulturor, miqësor për familjen dhe i sigurt”.
Vendimi gjithashtu ndalon marrëdhëniet seksuale në publik dhe rregullat zbatohen për tarracat që mund të shihen nga hapësirat publike.
Albufeira i bashkohet Barcelonës, Nisës dhe Dubrovnikut, të cilat kanë ligje të ngjashme, në vendosjen e gjobave për turistët nudo./abcnews.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)