Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Elbasan, ku një 59 vjecar ka humbur jetën pasi ra nga një lartesi prej 100 metrash. Ngjarja është shënuar në një terren malor të fshatit Fush Bull. Viktima është identifikuar si Nazmi Boja, kryeplak i fshatit.
Ai ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, ku dyshohet se ka rrëshkitur. Policia, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi.
Për shkak të dëmtimeve 59 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter. Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës. Ndërkaq, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.