Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçarit që kishte rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit në Vushtrri. Trupi i viktimës është gjetur në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Vogëlushi ishte zhdukur prej ditës së djeshme. Sot rifilluan sërish kërkimet pasi dyshohej se i mituri kishte rënë në kanalin me ujë, tha më parë zëdhënësi i policisë për Mitrovicën, Avni Zahiti./abcnews.al
