Një punonjës i Bashkisë së Shkodrës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se 54 vjeçari me inicialet SH.D ishte duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës kur ndodhi ngjarja. 54 vjeçari ishte punonjës në Sektorin e Ndriçimit në bashkinë e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./abcnews.al