Një 30-vjeçar ka përfunduar në spitalin rajonal të Vlorës, pasi është rr1%zuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku punonte.
Blutë njoftojnë se i riu është në gjendje të rëndë mjekësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
