Një 35-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrësit. A.L. ishte punonjës në një firmë ndërtimi që po kryen punime në zonën e plazhit.
Ai ka qenë duke prerë disa degë të një peme dhe u rrëzua nga koshi i vinçit. Si pasojë e rënies humbi jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së A.L.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.