Radari i policisë mesnatën e djeshme i vendosur në rrugën Tiranë-Elbasan ka pikasur shoferët që fluturojnë në rrugë me shpejtësi deri në 176 km/h. Policia ka njoftuar se gjatë katër orëve janë pezulluar 10 leje drejtimi si dhe janë lëshuar 22 gjoba për shpejtësi mbi normën e lejuar.
“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe menyra të ndryshme, e ndersa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetareve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital,
tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurine e jetes së tyre dhe të tjerëve në rrugë”, apelon policia
Blutë kanë bërë bilancin e ndëshkimeve të shoferëve nga policia rrugore e Tiranës për muajin korrik.
Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës:
38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.
18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.
572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
m.v/abcnews.al