Shkak për fluksin ,ardhja në të njëjtën kohë
Gjatë muajit Gusht, është rritur fluksi i emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri dhe si rrjedhojë një pjesë e mirë e tyre përfitojnë nga ditët e pushimit që të rinovojnë edhe mjetet e identifikimit çka ka bërë që të krijohen rradhë të gjata më zyrat e aplikimit.
Prej afro dy muajsh tashmë në zyrat e gjendjes civile vërehet një rritje e numrit të personave që presin çdo ditë për të bërë aplikimin për mjet identifikimi.Ata po përballen me radhë të gjata në sportelet e gjendjes civile. Sipas drejtorit të zyrës së gjendjes civile Behar Tashi shkak për rradhët e gjata bëhet ardhja e aplikantëve në të njëjtin orarë.
Fluksi I aplikimeve pritet të vijojë deri në javën e parë të muajit Shtator kur të jenë larguar edhe emigrantët.