Një ngjarje e rëndë ka ndodhurnë Francë ku kanë humbur jetën në mënyrë tragjike 10 persona, mes tyre edhe pesë fëmijë.
Sipas mediave vendase mësohet se flakët e zjarrit kanë shëprthyer në një pallat në lagjen Mad du Taureau, në periferinë lindore të Lionit rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm .
Si pasojë e zjarrit humbën jetën 10 persona, mes tyre edhe pesë fëmijë, ndërkohë mësoeht se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga pallati shumëkatësh.
Banorët e zonës ka thënë se shpërthimi i zjarrit i zgjoi nga gjumi dhe se dëgjuan britma dhe ulërima fëmijësh.
“Dëgjuam britma, ulërima të fëmijëve. Kur hapëm dritaret, pamë tymin që dilte nga pallati, zbritëm menjëherë poshtë”, ka thënë një fqinj.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë lokale bëjnë me dije se zjarri shpërtheu fillimisht në katin e parë, e më pas u përhap me shpejtësi në katet e tjera të pallatit.
Në vendngjarje shkuan 165 zjarrfikës me 70 automjete të cilët pas disa orësh përpjekje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.