Rakip Suli nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë së posaçme për tu marrë në pyetje nga SPAK, lidhur me hetimet që janë duke u kryer në bashkinë e Kamzës. Ditën e sotme për tu marrë në pyetje ishte thirrur edhe kryetari i këshillit bashkiak, ku edhe ai ka refuzuar të paraqitet.

Ndërkohë pritet që SPAK ti cojë një ftesë të dytë.

Mësohet se SPAK ka riperseritur kërkesën ndaj Sulit, ku sipas burimeve do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme më datë 6 nëntor.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se edhe nëse ai nuk paraqitet në dat 6 nëntor ora 11:00, atëhere prokuroria do kërkoj ndihmën e policisë për shoqërim të detyrueshëm ndaj kryebashkiakut te Kamzës.

E njëjta kërkesë përsëritjeje ishte edhe për kryetarin e këshillit bashkiak, që ishte parashikuar të pyetej sot në orën 10:00. Edhe për këtë të fundit, SPAK do kërkoj shoqërim të detyrueshëm ndaj tij.