Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një apel për qytetarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët të shfrytëzojnë deri në fund muajin hapur të vaksinimit.

Kryeministri shprehet se varianti i ri i Covid po shqetëson të gjitha vendet dhe mënyra për t’u mbrojtur është vaksinimi.

“MIRËMËNGJES 

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera,” shkruan Rama. g.v/abcnews.al