Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot ne nje aktivitet që është duke u zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku sot do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.
Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për marrëdhënien që ka pasur me këtë institucion, që sipas tij më në fund, falë Gjinushit, është duke u kthyer në hullinë e duhur edhe përmes reformimit.
“Të jam mirënjohës (i drejtohet Gjinushit) se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Nuk është sekret që ASH dhe unë skemi patur një dashuri me shikim të parë, as me të dytë dhe as me të tretë.
Jam i bindur që ASH do ta gjeja po aty ku ishte në 2017-tën, akoma nuk është aty ku duhet të jetë, por tani të paktën është një institucion i zakonshëm.
Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina e zhveshur siç ndodhi nga reforma e 2008 ku çdo institucion u asgjesua dhe për ASH mbetën vetëm detyra honorifike. Merita padyshim i takon profesorit të çliruar më në fund nga politika.
Jam i lumtur që pjesë tjetër e botimeve të Akademisë së Shkencave nuk janë ribotime të viteve 70-80.
Për kaq shumë vite Akademia e Shkencave dhe Unversitetet jetuan të ndara, ka mbaruar koha kur titujt akademikë shpërndaheshin si dekorata presidennciale”, u shpreh Rama.