
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin.
Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin,. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës.
Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, tha Berisha.
