VLORË –  Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i Kosovës në vijimësi të kremtimeve dhe aktivitete të ndryshme dedikuar kësaj dite të shënuar për shqiptarët, kanë vizituar qytetin e Vlorës.

Rama, Kurti, Vjosa Osmani, Bajram Begaj dhe politikanë të tjerë të dy vendeve kanë ecur nëpër rrugët e Vlorës dhe më pas janë ndalur në sheshin pranë bashkisë.

Ata janë përshëndetur nga qindra qytetarë të Vlorës, të cilët kanë dalë për të festuar këtë ditë të shënuar.