Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Ky është takimi i parë pas mosmarrëveshjeve dhe padisë për shpije që Rama bëri ndaj Haradinajt. Por, duket se Rama dhe Haradinaj e kanë hedhur pas të kaluarën.
Teksa kryeministri Rama është mjaftuar vetëm me postimin e disa fotove të takimit në rrjetet sociale, Haradinajka shkruar “Facebook” se në këtë takim është diskutuar për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.
Haradinaj dhe Rama kanë diskutuar gjithashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme.
“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.