Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi.

“MIRËMËNGJES 

😊

 dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë

🙏

” shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.