Replikat në distancë mes kreu të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha nuk ndalen.
Kryeministri Rama, përmes një videoje të ndarë sot në Facebook, ka ironizuar faktin që Lulzim Basha ndodhet në listë të hapur në Tiranë. Me ironi, Rama e pyet se sa deputetë do nxjerrë në Tiranë, ndërsa shton se ai vetë u trem kur pa Bashën në fushë dhe u fut në listë të mbyllur.
“Hey po prapë përgjumësh ti mo burr po si mo pyeta unë për ty kur ti vetë më dërgove video, vetë pyete “O Rame ku je, o Rame ku je”, i madh je. Hey po ti në list të hapur hë, i fort je , bravo. Po ishalla po ta beson njeri këtë se për mua ok. Po sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë.
Apo të gjithë? Ma thuaj pak këtë se mezi po pres. Heyy e thash m e thashë, e thashë o Lul po do jem në listë të hapur kur më rrejti mendja që ti nuk do kishte zgjuar për këtë vit, por kur pashë që ti dole në fushë thashë mos, ik me vrap, shko futu , mbyllu në listë se erdh Lul suferina, ik Edi Rama se po të merr para si të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e fitoreve të një pas njëshme”, thotë Rama.about:blank
Ndërkohë, sa i përket pyetjes së Bashës që “ku i ka shokët?”, kryesocialisti u shpreh se partia politike që ai drejton prej vitesh është një familje e madhe se dhe nëse njëri bie, mijëra të tjerë ngrihen.
“Ps është familje e madhe Lul, 1 bie mijëra ngrihen. Prit prit sa do ngrihen në 11 Maj. Po atyre euroatlantikëve si do i shkojë punë. Hajde artist, forca me euroatlantikët. Po si the do t’iu heq vizën me amerikanët?”, thotë Rama duke qeshur, ndërkohë që në fund të kësaj video e pyet dhe për listat e “Aleancës Shqipëria Madhështore” se çfarë mendimi ka ish-kreu i demokratëve për aleancat që ish-kolegët kanë rënë dakord për zgjedhjet e 11 majit.
E shpejtë ka qenë përgjigjja e Lulzim Bashës, i cili ka vendosur t’i përgjigjet kryeministrit përmes një videoje ku e pyet “Ku i ke shokët”.Basha ka vendosur që të performojë edhe vetë në makinë.
