DURRËS- Eko Parku në Durrës ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, i cili mes tjerash thotë se krahas argëtimit me sport, qytetarët gjejnë edhe hapësira për t’u shlodhur.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1088019539360373%26set%3Da.400250428137291%26type%3D3&show_text=true&width=500
“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”. Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan Rama.