Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e fitores këtë të martë në sheshin Skënderbej, ku distancimi fizik vihej re qartë që nuk po respektohej.
Duke folur përpara socialistëve, Rama u ndal të fliste me fjalë prekëse për nënën e tij të ndjerë Aneta Rama, për të cilën Rama u shpreh se është hera e parë që nuk është pranë tij për të festuar një fitore.
“Me përulësi për këdo, pavarësisht për kë ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka qëndruar si hije me dashurinë pa kushte, me përkujdesjen e paepur. Dikush që shpresoj që tani po më sheh atje lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse për ju të gjithë që gjithë këto vite më mbështetët pa pushuar. Sot më dhatë privilegjin e jashtëzakonshëm për të udhëhequr”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)