Qytetarët kanë dalë sot në protestën e dytë kundër rritjes së cmimeve pavarësisht reshjeve të shiut ata janë pozicionuar para kryeministrisë duke bërë thirrje që lëvizjes t’i bashkohen sa më shumë njerëz pasi është zgjidhja e vetme për të ndryshuar vendimet për rritjen e taksave.

Mes protestuesve që ngritën zërin edhe një i moshuar me tone të larta akuzoi qeverinë dhe kryeministrin si trathtarë të demokracisë dhe shtetit shqiptar. Ai tha se nuk janë asgjë vuajtjet e diktaturës krahasuar me këto 8 vite qeverisje.

“Mafia kriminale e Edi Ramës, nuk është shtet i demokracisë dhe ne do të marrim hakun herët ose vonë, për këta trathtarë dhe armiq të demokracise.

Kam vuajtur shumë vitë në diktaturë, por akoma me taksat dhe veprat e ketij në këto 8 vite qeverisje.
Kryekrimineli i popullit shqiptar, përgjegjës për të gjitha aktet kriminale. Mafia që i shërbejnë njëra-tjetrës, Rama është njeriu me i poshtër”– tha ai.