Edi Rama: Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën në këtë betejë të mandatit të tretë, faleminderit të gjithë atyre që i dhanë Partisë Socialiste fitoren e mandatit të tretë historik.
Faleminderit liderit të parë politik Fatos Nanos, babit tim politik, që në fillim e desha pastaj e vrava dhe më më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë.
Mbi të gjitha dhe mbi të gjithë faleminderit gjyshërve dhe gjysheve, burrave dhe grave që këto tre dekada e regjistruan emrin në listën e anëtarësisë së Partisë Socialiste.
U prehshin në paqe të gjithë ata mes të cilëve nuk jetojnë më. Nga socialisti dhe socialistja në skajin më të largët të Shqipërisë e deri tek miku im Bashkim Fino.
Faleminderit të gjithë socialistëve dhe socialisteve që prej vitit 2005 më kanë dhënë mbështetjen në drejtimin e kësaj force politike.
