Kryeministri, Edi Rama ka psotuar në rrjetin e tij social dy raste të pikave të karburantit, kur janë shkelur udhëzimet e dhëna nga bordi për monitorimin e çmimit të naftës.

Rama tha se duke filluar nga java e tjetër, do të hynte në fuqi ligji për sekuestrimin e këtyre pikave të karburantit të cilat abuzojnë me rritjen e çmimit të naftës.

Postimi i Plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit👊

🔴 Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare.