Kryeministri Rama nga Vlora pranoi se ka shkuar në Athinë ku zhvilloi një takim me princin e Kurorës së Arabisë Saudite jashtë kamerave.

Rama: Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë të plan të prodhojnë në sasira marramendëse.