“Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj… Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot.”

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të enjteje, i ftuar në emisionin “Opinion”, i pyetur për akuzat mediatike për Arben Ahmetaj.

Megjithatë, Rama tha se këto akuza dhe dokumente që kanë dalë në disa media, duhet të provohen nëse janë të vërteta. Në rast se rezulton kjo e fundit, kryeministri theksoi se do t’i vinte shumë keq për të, por nuk do mund ta ndihmonte dot.

Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? Çfarë raporti keni ju?

– Kur unë kam filluar luftën për reformën në drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasi majtas dhe djathtas. e kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj.

Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam patur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar. Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë.

Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj… Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot.