Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar programin e Partisë Socialiste për Ujin dhe Energjinë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë rënditi sukseset, sipas tij, në dy mandatet e para duke u shprehur
“Çdo burim dhe rrjedhë uji në Shqipëri ishin në mëshirë të fatit. Një sistem totalisht I korurptuar politikisht. Me ndërmarrje ujësjellësi të falemineruara financiarisht të kthyera në fole punësimi për partitë i lenë vendin njëra-tjetrës.
E nisëm më konceptimin e një tjetër arkitekture të administrimit të sistemit me krijimin e një agjencie kombëtare që koordinon nga lart investim dhe sistemin e furnizimit me ujë dhe administrimin e mbetjeve me një plan strategjik dhe financim masiv të projekteve që nisën të hartohen njëri pas tjetrit.
Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada”.
Ndërkohë nuk munguan as premtimet për mandatin e tretë.
“Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale.
Ne kishim 12 orë ujë në ditë si mesatare. Në dhjetor të këtij vitit do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë ujë në ditë“, tha Rama.
Ora news