Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë këtë të hënë për mundësinë që shefja e tij e Kabinetit, Vali Bizhga të jetë kandidate për Presidente. Ai i ka quajtur zërat thashetheme dhe që nuk kanë asnjë të vërtetë brenda tyre.
Në një event në Kryeministri ku po flet në kuadër të javës ndërkombëtare të kulturës, Rama është pyetur nëse Bizhga do të jetë një emër në garën për Presidente, duke ju referuar zërave në opinion publik dhe në disa media.
Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, nuk diskutohet që do ishte një javë ku Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Do doja të mos e ç’fokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë, nismë e re dhe e veçantë. Na duhet dhe mbështetja e të gjithëve ju.
Nuk do doja të ç’fokusoheshim. Për më tepër e kam thënë që në fillim se ky procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces që stimulon maksimalisht thashethemet. Përzien gjithfarë emrash, në të shumtën e rasteve dhe pa dëshirën e tyre. Siç është dhe rasti në fjalë që ju bëtë pyetje. Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”, u shpreh Edi Rama.