Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho u nderua ditën e djeshme nga kryeministri Rama me çmimin “Shqiponja e Artë”.
Ky çmim u dha gjatë punimeve të Samitit të tretë të Diasporës shqiptare të mbajtur në Pallatin e Koncerteve, ku u nderuan shumë figura shqiptare që kanë dhënë kontribute në vende të tjera. Mes tyre u nderua edhe trajneri brazilian për arritjen e finaleve të Euro 2024 në drejtimin e kombëtares kuqezi.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Sylvinho shprehet i lumtur për marrjen e këtij çmimi dhe gjithashtu të qenit midis shqiptarëve më të shquar. Ai falenderon stafin teknik, Federatën ,futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë arritje në fazën kualifikuese për Evropianin gjerman.
Postimi i Sylvinho-s:
Shumë i nderuar që mu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur.
Së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipit kombëtar dhe zyrtarë të FSHF-së, falënderova futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi krijuar përgjatë kualifikueseve dha dhe që kulmoi me kualifikimin tonë në finalet e Euro 2024.https://www.instagram.com/p/Cz_wr_YLWL8/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ffaxweb.al&rp=%2Frama-i-dorezoi-shqiponjen-e-arte-sylvinho-shume-i-nderuar-te-jem-ne-mesin-e-shqiptareve-me-te-shquar%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A821.1000000238419%2C%22ls%22%3A194.70000004768372%2C%22le%22%3A536.8999999761581%7D