Gjatë fjalimit të inagurimit të shkollës së rindërtuar “Lasgush Poradeci” në zonën e Kombinatit në Tiranë Rama u përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendon se qeveria ka marrë miliardat e dhëna nga të huajt për projektin e rindërtimit.

 Për këtë Rama tha se janë vetë vendet e huaja që po administrojnë fondet e projekteve dhe se asnjë qindarkë e partnerëve nuk është administruar nga qeveria e Shqipërisë.

“Ky proces do të ishte i pamundur nëse nuk do na ishin bashkuar kaq shumë miq e partnerë. Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha projektet e financuara nga të gjithë partnerët, që nga BE e deri te qeveria e Katarit, janë financime të administruara nga ata vetë. Pra, të gjithë atyre që vazhdojnë e flasin për miliarda, që i mori në thes qeveria e Shqipërisë, dua t’ju themi se asnjë qindarkë e partnerëve nuk është e administruar nga qeveria e Shqipërisë. Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet, kanë paguar projektet, kanë lidhur kontrata dhe qeveria me bashkitë thjeshtë kanë shoqëruar këtë proces“, tha Rama.