Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se është dakord me deklaratat e diplomates, e cila ndër të tjera tha që kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të zgjidhet “pa frikë e favore, dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar“.
“Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!”, thekson Rama.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.