Kryeministri Edi Rama foli ka dhënë një intervistë për gazetarin Luke Broën në median franceze “FRANCE 24″, duke deklaruar se nuk është Shqipëria ajo që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por është ngadalësuar BE-ja drejt së ardhmes së saj.
Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit të anëtarësimit të vendit të tij në BE : fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në samitin në Bruksel, më pas duke njoftuar se procesi po “mbahej pend” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për në BE që nga viti 2014″, shkruan në artikullin e publikuar në internet “FRANCE 24”.
Kryeministri Rama ka deklaruar në këtë intervistë se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.